Gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, prezenca e gjarpinjve është edhe më e madhe dhe kujdesi nga ana juaj duhet të jetë maksimal.

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

  • Në vende të thata dhe shkëmbore
  • Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
  • Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?

  • Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
  • Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
  • Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarprit, por nëse shkelet pa dashje ose ngacmohet, atëherë gjarpri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

VISHUNI SI DUHET

  • Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
  • Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

 ECNI ME KUJDES

  • Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
  • Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

NË MBRËMJE

  • Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

  • Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
  • Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
  • Mos ecni zbathur në natyrë

NËSE JU PICKON GJARPRI:

  1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
  2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
  3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

  • Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
  • Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
  • Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko