Skip to content

U largua nga hoteli pa kryer pagesën prej 450 eurosh! Pronari i hotelit denoncon në polici 20-vjeçarin, i riu shpallet në kërkim

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se nuk ka kryer pagesën nga qëndrimi i tij në një hotel në Palasë ku qëndroi për 3 ditë.

Foto ilustruese

Bëhet fjalë për një pagesë prej 450 eurosh.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe:

•shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.

•nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., banues në Dhërmi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja T. H., se ky shtetas i ka prishur murin rrethues në pronën e saj, në fshatin Dhërmi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

“”