Iftuar sot në emisionin Breaking në Top News ishte avokati Romeo Karaj i cili diskutoi gjerë mbi politikën aktuale në Shqipëri, procesin e rinumërimit të votave, frontet e luftës që janë hapur deri më tani dhe sigurisht SPAK.
Avokati theksoi se qeveria duhet ndryshuar dhe rinumërimi është një proces i cili nuk po ndryshon gjë por duhet bërë, opozita me kryetarin Sali Berisha duhet ndryshuar dhe një qëllim që duhet tv kenë qytetarët është të mos të përsërisin gabimet e së kaluarës. Gjithashtu edhe prej luftërave të shpallura deri më tani avokati theksoi se vetëm një e katërta e Evropës është e sigurt pasi disa shtete janë në luftë të hapur dhe të tjerë mund të jenë gati në konflikt si shteti turk me atë grek.
Gjithashtu avokati Karaj nuk la pa përmendur edhe SPAK-un, i cili tanimë ka punën më të vështirë, duke filluar nga vërtetimi i pasurisë së personave me autoritet si avokatë gjyqtarë edhe ata që e kaluan vettingun pasi shumv veprime të tyre tregojnë që vettingu ishte i pavlerë. “Ka shumë punë me arrestimet, unë sugjeroj të merret me pasurinë kush nuk justifikon pasurinë te vendi” tha avokati. “Mbaron vettingu del avokat ikën si i padenjë e më pas bëhesh deputet jo pasuria e tyre duhet të zerohet, ka qenë pseudovetting’ përfundoi Karaj.
“Për ato armë të shitura për skrap por dolën në Afrikë si tanke duke luftuar, ka dhe tjerë shesin morasl si gjeopolitikanë por janë marrë me firma skrapi që ishin tonat. Ato jo janë pasuri shqiptare por na lanë edhe zhveshur, vërtet jemi në NATO por kemi edhe probleme me fqinjët. Kush janë këta që e neglizhuan kështu”, përfundoi avokati.
