Është arrestuar në Britaninë e Madhe një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për vrasje për arsye gjakmarrje dhe një sërë veprash të tjera penale.
Policia bëm me dije se në pranga të autoritetve britanike ka rënë shtetasi me iniciale L. L., 48 vjeç me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
48-vjeçari ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,
“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Sipas policisë, 48-vjeçari ka lidhje me ngjarjen në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.
Ai dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.
Policia e Shtetit
Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,
“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
📌 Përmbledhje e ngjarjes:
Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.
Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.
Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.