Panorama.al ka siguruar pamjet nga lokali në pronësi të Mondi Vogës, ish-shoferit të Arjan Ndojit, drejt së cilit u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet në video fasada e biznesit, i cili shërben edhe si hotel, është bërë copash, ndërsa shenjat e plumba janë të dukshme edhe në mure.

Gjithashtu raportohet se plumbat kanë depërtuar deri në banakun e lokalit, ndërsa dyshohet se autorët kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballë hotelit të Mondi Vogës.

LEXONI EDHE:  U qëllua me breshëri kallashnikovi, detaje nga të shtënat me armë! Pronari po flinte së bashku me gruan e fëmijët në hotel, në vendngjarje gjenden 15 gëzhoja

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur në hotel së bashku me gruan dhe fëmijët, ndërsa në hotel nuk ka pasur turistë.

Ka qenë vetë pronari, i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:10 për të shtënat me armë, ndërsa po verifikohet ngjarja.

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, informuan blutë.

LEXONI EDHE:  U qëllua me breshëri në drejtim të hotelit ku flinte ish shoferi i Arjan Ndojës! Kush është Mondi Voga, i arrestuar më parë për armëmbajtje dhe për dhunimin e një avokati

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko