Një tragjedi mund të kishte rezultuar ngjarja e ndodhur në fshatin Krastë në Fushë-Krujë, ku persona të paidentifikuar ende qëlluan me breshëri plumbash drejt hotelit në pronësi të Mandi Vogës, ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë, po flinte gjumë djali i pronarit.

Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.

Dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga kodra përballë hotelit.

Ndërkohë shenjat e plumbave janë të dukshme kudo në ambientet e lokalit dhe hotelit, madje edhe në tavullat e duhanit, si edhe në pemët përreth biznesit.

Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes, apo arsyet e sulmit ndaj biznesit të Mandi Vogës, njeri me precedentë penalë.

LEXONI EDHE:  U qëllua me breshëri kallashnikovi, detaje nga të shtënat me armë! Pronari po flinte së bashku me gruan e fëmijët në hotel, në vendngjarje gjenden 15 gëzhoja

LEXONI EDHE:  U qëllua me breshëri në drejtim të hotelit ku flinte ish shoferi i Arjan Ndojës! Kush është Mondi Voga, i arrestuar më parë për armëmbajtje dhe për dhunimin e një avokati

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko