Janë zbardhur emrat e 25 personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Blloku 33”, të cilët ishin pjesë e disa grupeve kriminale që shisnin kokainë në lokalet e natës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në ish bllok.

Blutë e kryeqytetit thonë se gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas dhe një arrest shtëpie. Ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.964 kg kokainë, 450 gr heroinë, 85 kg cannabis (të sekuestruara gjatë hetimeve), 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike, Shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro.

LEXO EDHE: Goditen disa grupe kriminale në zonën e Ish-Bllokut, identifikohen 42 persona të përfshirë, 24 prej tyre të arrestuar. Detajet e operacionit

 

1. Arnold Hida,
2. Durim Gurzi,
3. Artur Gurzi,.
4. Elvis Sejdo,.
5. Julian Bushati,
6. Adnan Hida,
7. Sabian Jashari,
8. Mario Avdiaj,
9. Geraldo Kovaçi,
10. Albert Shushku,
11. Emrah Mustafaj,
12. Xhoana Rustemi (Hasani),
13. Vladimir Qerimi,
14. Myzafer Xhanari.
15. Albi Shehu,
16. Ledio Dervishi,
17. Juljan Rabushja,
18. Elisard Rrustaj,
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka,
21. Kevin Troplini,
22. Samuel Demiri,
23. Ardit Dervishi,
24. Faik Kurti, Me mase sigurie arrest shtepie
25. Ledin Kazanxhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko