Skip to content

Moti ekstrem! Belshi dhe Dumreja përfshihen nga stuhi e fortë, përmbytje dhe bllokim rrugësh

belsh

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshëri e shoqëruar me erë të fortë e cila ka sjellë pasoja serioze në qarkullimin e këmbësorëve, automjeteve dhe në kryerjen e punëve në sektorin agro-bujqësor.

belsh 4Reshjet kanë paralizuar gjithçka duke penguar në mënyrë të menjëhershme lëvizjen në rrugët kryesore.

Pjesë të rrugëve u përmbytën, pasi kolektorët nuk arrinin të përballonin sasinë e madhe të ujit duke krijuar ambiente jo të sigurta për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

belsh 3

Pamundësia për të menaxhuar prurjet e ujit është përkeqësuar nga erërat e forta, të cilat kanë vështirësuar ndërhyrjet e shpejta të emergjencës dhe kanë shtuar rrezikun në rrugë .Pavarësisht se aktualisht nuk janë raportuar dëme , autoritetet lokale kanë bërë apel të fortë banorëve për të qëndruar në shtëpi deri sa moti të qetësohet.

belsh 2

Gjithashtu është kërkuar shmangia te lëvizjeve të panevojshme ditën e sotme deri në qetësimin e kushteve atmosferike.

Autoritetet vendore garantojnë reagim të shpejtë në rast emergjence dhe informim të shpejtë për situatën e krijuar nga moti.

belsh 1

Ky fenomen i papritur dhe intensiv reshjesh është një nga rastet e rralla të motit ekstrem të regjistruara në këtë rajon. Stuhitë më të fundit në vendit tonë këtë verë janë regjistruar në Durrës, ku reshjet paralizuan trafikun dhe ndërprenë lundrimin e anijeve.