Skip to content

Aksident i RËNDË në aksin Pukë – Shkodër! Çifti i bashkëshortëve përfundon…

ftyfthrt sd

Aksi rrugor është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme përgjatë segmentit Pukë–Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Danit”, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës. Mjekët kanë bërë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore. Sipas burimeve zyrtare, rruga pritet të rihapet në pak minuta, sapo të përfundojnë procedurat për dokumentimin e ngjarjes.