Pas sulmeve te SHBA-ve ne Iran ka reaguar edhe Papa Leone XIV.  Gjate meshes Papa u shpreh “, të dashur vëllezër e motra, nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani, po vijnë lajme alarmante. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe Palestinën, rrezikon të harrohet vuajtja e përditshme e popullsisë, sidomos në Gaza dhe në territoret e tjera, ku nevoja për një ndihmë humanitare të përshtatshme po bëhet gjithnjë e më urgjente.”

“Sot, më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe kërkon paqe: është një britmë që kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe që nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve apo nga fjalët retorike që nxisin konfliktin,” vijoi Papa i ri, duke kërkuar “të ndalet tragjedia e luftës përpara se të bëhet një humnerë e parikuperueshme.” “Qoftë diplomacia ajo që i bën armët të heshtin,” theksoi ai, duke kujtuar se “lufta nuk i zgjidh problemet, përkundrazi i përkeqëson dhe lë plagë të thella në historinë e një populli, plagë që kërkojnë gjenerata për t’u shëruar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko