Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i bëri thirrje Iranit që menjëherë të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin aktual. Sipas zëdhënësit të tij,    gjatë një takimi të kabinetit të sigurisë të qeverisë gjermane   Merz do të “koordinohet ngushtë” me partnerët e tij në SHBA dhe BE për hapat e mëtejmë sa i përket situatës në Lindjen e Mesme.

“Kancelari Merz përsëriti thirrjen e tij që Irani të fillojë menjëherë negociatat me SHBA-në dhe Izraelin në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit”, shkruan Kornelius në një deklaratë.

“Qeveria federale beson se pjesë të rëndësishme të programit bërthamor të Iranit u prekën nga sulmet ajrore. Një vlerësim i saktë i dëmit do të jetë i mundur vetëm në një fazë të mëvonshme”, shton deklarata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko