Skip to content

PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike

c5d6add2 18ee 41b7 b970 7c40a3c7f987 sd 1 1024x576 1

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Librazhd-Qukës.

Nga informacionet paraprake mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur “lokali i Zenelit” në Qukës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Raportohet se është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

tai c5d6add2 18ee 41b7 b970 7c40a3c7f987 sd 1 25 1