Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për konfliktin Izral-Iran, pas sulmeve të ndërsjellta me raketa dhe pas bombardimit të kryer nga SHBA-të ndaj bazave bërthamore të zhvillimit të uraniumit nga Teherani.
Me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, krue i qeverisë shprehet ndër të tjera:
Edi Rama: Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci, e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si “Satanike” dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre.
Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë, ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.