Skip to content

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Një vatër e madhe e zjarrit është shfaqur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Elbasanit. Flakët dhe tymi janë parë në zonën e varrezave publike të qytetit.

Zjarri i madh sipas informacioneve paraprake po i afrohen edhe banesave të zonës.

Para se vatra të bëhet më e rrezikshme, me urgjencë janë nisur drejt vendngjarjes edhe forca të shumta zjarrfikëse me mjetet e tyre.

Mbeten ende të panjohura shkaqet dhe rrethanat e rënies së vatrës së zjarrit.