Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Raportohet se paraqitja e saj lidhet me një kallëzim të bërë nga Partia Demokratike, në lidhje me parregullsitë e pretenduara gjatë procesit të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Ndaj saj ka edhe një kallëzim nga banorët e fshatit Suk. Kjo është hera e dytë që ajo paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko