Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i Lirë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndërmarrë kontrolle përgjatë vijës bregdetare të Golemit, duke synuar lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë aksionit të fundit, u çlirua një zonë publike në plazhin e Golemit, ku ishin vendosur pa leje 100 komplete me çadra dhe shezlongë, të cilat u sekuestruan nga policia.
Si rezultat i veprimeve të mëtejshme, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas:
Policia thekson se operacioni “Plazhi i Lirë” do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror, me kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve tregtare që ushtrohen në zonat turistike.