Skip to content

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar nga SPAK për fshehje të pasurisë, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë kërkesa e vetë deputetit, i cili ka deklaruar se është aktualisht i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet vendore të 11 majit.