Vatra e zjarrit në kodrat e Pilurit vazhdon të jetë aktive. Ndërhyrja nga ajri është pezulluar gjatë orëve të natës për shkak të erresirës, por pritet të rifillojë sërish gjatë ditës së sotme.

Përveç forcave zjarrfikëse që janë të pranishme në terren, ndërhyrje do të kryhet edhe nga ushtria me trupa nga toka.

Gjatë natës është shënuar një riaktivizim i vatrës, ndërsa ekipet kanë bërë përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll deri në mëngjes, pavarësisht kushteve të vështira të terrenit dhe mungesës së dukshmërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko