Izraeli bllokoi rrugët e hyrjes në impiantin bërthamor Fordow në Iranin qendror, thanë të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Në një deklaratë të shkurtër, IDF tha se kreu sulmet “me qëllim që të pengonte” aksesin në impiantin e pasurimit, të cilin SHBA-të e kishin sulmuar me bomba kundër bunkerëve 36 orë më parë.
Të dielën në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se SHBA-të e kishin “dëmtuar rëndë” Fordow në sulmet e tyre.
I pyetur nëse programi bërthamor i Iranit ishte shkatërruar, Netanyahu tha:
“Po e shqyrtojmë çështjen nga shumë afër, me shumë detaje – së bashku me aleatët tanë amerikanë. Por është e qartë se kemi dhënë goditje të rënda: eliminuam shkencëtarët e tyre kryesorë (bërthamorë), fabrikat e tyre të centrifugave, objektet e pasurimit – goditëm dhe shkatërruam Natanzin, dëmtuam rëndë Fordow-n. Përfundimisht do ta dimë shkallën e plotë dhe jemi të vendosur ta përfundojmë këtë.”