Ujësjellës kanalizime në Durrës kanë nisur investimin për rikonstruksionin e rrjetit të ri të ujësjellësit nga Mullri i Bullgarit deri në hyrje të Shijakut.
Ky investim realizohet me fonde të ujësjellësit dhe parashikon zëvendësimin e linjës së vjetër me një të re.
Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi u shpreh se krahas rrjetit kryesor dhe shpërndarës për një zonë që ka pasur problematika të shumta.
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato theksoi se menjëherë pas investimit të ujësjellësit do të merren masa për nisjen e rikonstruksionit të rrugës me gjatësi 4.9 km.
Nga ky investim përfitojnë 2 600 banorë në bashkinë Shijak dhe Durrës.