Presidenti Ilir Meta ka kthyer ne Kuvend ndryshimet e votuara pak javë me parë në ligjin per vettingun në radhët e policisë së shtetit. Në argumentin e kthimit te këtij ligji kreu i shtetit evedenton hapur, se me anë të tij, qeveria kërkon të kontrolloj të gjithë procesin.
“Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë. Argumenti i Këshillit të Ministrave se ky mekanizëm i ri garanton të njëjtin standard për të gjithë procesin, pasi punonjësit e SHÇBA-së do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe se nuk ndryshojnë kriteret dhe procedurat e vlerësimit, nuk qëndron ligjërisht.”
Kreu i shtetit shkon dhe metej, kur argumenton se mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vetting-ut, krijon terren që ky proces të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor, apo shantazhues për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësuese në këtë strukturë.
“Mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi vetting mund të sjellë:
a) rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore;
b) mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe që, për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm.”
Ne fund, Presidenti Meta shprehet se eshte jetik dhe i domosdoshem qe ky proces te vijoi por këto qëllime mund të realizohen nëpërmjet organeve vlerësuese të pavarura, të paanshme dhe efektive dhe që aktualisht parashikohen nga ligji qe eshte ndryshuar.