Afro dhjetë ditë më parë, një ngjarje tragjike u shënua në ujërat e lumit Araktos në Artë të Greqisë. Dy fëmijë të moshës 12 dhe 14 vjeç, njëri shqiptar e tjetri grek, humbën jetën teksa laheshin në lum.

Njëri nga viktimat, ishte Kleonis Fetollari. Babai tij, Bledari, një besimtar musliman, e  pranon caktimin e Zotit në sprovën e rëndë të humbjes së fëmijës teksa thotë se, “Ai na ka dhënë në këtë jetë dhe Ai do të na marrë”.

“Unë tani kam dy vajza dhe një djalë i kam të mëdhenj, këtë e kisha të pleqërisë, këtë që e ruanim si sytë e ballit na i mori Zoti”.

Siç është bërë e ditur tashmë, ai vendosi që organet e të birit t’i dhuronte.

“I dhurova për arsye se djali nuk do jetonte më. Ngrita kokën lart e i thashë Zotit: ‘Të jetojë zemra e djalit në një fëmijë tjetër. Ta ndiej që zemra është gjallë”.

E tani ai jeton dhe me varfërinë, pamundësinë ekstreme ekonomike.

“Borxhe po, jam e pa shtëpi pa katandi. Shpirti mu plagos, por më duhet një ndihmë. Nuk kam më fuqi”, shton babai i viktimës.

Shteti grek ka vendosur që prindërve të Kleonis Fetollarit t’i japë pasaportat greke, një shenjë e vogël shpresë mes dhimbjes që ka kapluar famijen Fetollari. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko