Skip to content

Trump publikon mesazhin e urimit nga Rutte-s për armëpushimin Iran-Izrael

trump rutte

“Donald, na ke çuar drejt një momenti vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën”, thuhet se i shkroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Trumpit.

Donald Trump postoi në llogarinë e tij Truth Social një mesazh me tekst që dyshohet se i është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke e uruar për ndërhyrjen e tij në Lindjen e Mesme.

“Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj të fortë kundër Iranit”, shkroi Trump në mesazhin e publikuar në Truth Social. “Ishte vërtet e jashtëzakonshme dhe diçka që askush tjetër nuk ka guxuar ta bëjë”.

Mesazhi i gjatë, plot lëvdata për presidentin amerikan, thotë se ai “na ka bërë të gjithëve më të sigurt” dhe e përgëzon atë për shtytjen e vendeve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

“Donald, na ke çuar drejt një momenti vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën”, shkruhej në mesazh. “Evropa do ta paguajë shtrenjtë, siç i takon, dhe kjo do të jetë fitorja jote.”

Përshtati në Shqip S