Skip to content

Temperaturat e LARTA në Shqipëri/ AMC paralajmëron qytetarët: Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, tregoni kujdes të shtuar!

640 0 temperaturat e larta 111111 1 1750772438

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, ku thuhet se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C.

Këto temperatura rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarre dhe pyje dhe zona rurale.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëvë të tregojnë kujdes të shtuar, në veçanti të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Postimi i plotë:

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!

Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt.

640 0 510175676 1164039359098328 6001043993119433185 n 1750772245

640 0 509485387 1164039402431657 3376411526009792592 n 1750772244

640 0 509266473 1164039442431653 7667605744915310928 n 1750772243