Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, tha të martën, më 24 qershor 2025, se janë bërë paraprakisht rregullime për të riaktivizuar industrinë bërthamore të vendit dhe se vlerësimet e dëmeve janë duke u zhvilluar aktualisht, raportoi agjencia e lajmeve Mehr.

“Plani është të parandalohen ndërprerjet në proceset e prodhimit dhe shërbimit,” tha Eslami.

Al Jazeera ka publikuar një analizë të re duke pretenduar se Irani do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore “në javët e ardhshme”.

Fooda Izadi, një profesor në Universitetin e Teheranit, i tha Al Jazeera-s se Irani bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) sepse është anëtare e Traktatit të Mospërhapjes, por ky bashkëpunim nuk i ka sjellë dobi Teheranit.

Pra, Irani ka të ngjarë të përdorë Nenin 10 të marrëveshjes, i cili u lejon vendeve ta lënë atë, “në ditët dhe javët në vijim”, tha ai. “Nuk keni pse të jeni anëtar i asaj marrëveshjeje, ka shumë vende që nuk janë anëtare. Izraeli, për shembull, nuk është anëtar”, vuri në dukje Izadi.

“Dhe Irani nuk ka pse të jetë atje, duke pasur parasysh faktin se objektet bërthamore iraniane që ishin nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, u sulmuan, gjë që është kundër ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

“Nuk duhet t’i sulmoni këto vende, veçanërisht ato që monitorohen vazhdimisht. Pra, anëtarësimi në NPT nuk i ka sjellë dobi Iranit. Shumica e parlamentit dëshiron të largohet nga ajo marrëveshje. Mendoj se kjo çështje do të diskutohet në Iran në ditët në vijim”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko