Skip to content

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Ndërkohë që qytete ikonike si Venecia, Barcelona dhe Athina përballen me protesta të banorëve të lodhur nga pasojat e mbiturizmit – rritja e qirave, ndotja dhe mbipopullimi – vëmendja e shumë turistëve po zhvendoset drejt vendeve më pak të eksploruara. Shqipëria po del në skenë si një destinacion i ri, irrekomanduar nga blogerë dhe platforma ndërkombëtare, për bukuritë natyrore, çmimet e arsyeshme dhe përvojën më autentike që ofron.

Interesi për vendin tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me shumë vizitorë që zgjedhin bregdetin shqiptar si alternativë ndaj vendeve të tejmbushura. Në të njëjtën kohë, strukturat akomoduese dhe shërbimet turistike po pësojnë përmirësime, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e një destinacioni “të ri” në sytë e vizitorëve të huaj, pa sfidat që po përjetojnë qytetet klasike të turizmit europian./MONITOR