Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të martës në lagjen “Bashkimi”.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur dhe mësohet se është vendosur midis dyqanit të motorave dhe një banese. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko