Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Tropojë.

Në pranga është vënë edhe një 21-vjeçar tjetër, për moskallëzim krim.

Po ashtu e ka pësuar edhe i plagosuri, pasi në automjetin e tij u gjendën lëndë narkotike, kanabis.

Njoftimi:

Tropojë/Vijojnë hetimet për dokumentimin e autorësisë dhe të rrethanave të plagosjes së 23-vjeçarit, ditën e djeshme, në fshatin Dojan.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që dyshohet se ka goditur me thikë 23-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Vihet në pranga dhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Procedohet në gjendje të lirë 23-vjeçari (i dëmtuari) pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen, sasia e lëndës narkotike dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Dojan, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Kukës arrestuan shtetasit:

-O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

-A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se në fshatin Dojan, shtetasi O. L. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. B. dhe e ka goditur atë, me mjet prerës thikë.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e dëmtuar, A. B., 23 vjeç, banues në Tropojë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

23-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko