Skip to content

Trump dhe Zelensky takohen në margjinat e samitit të NATO-s

trump zelensky32

Kur gazetarët e kishin pyetur më parë presidentin amerikan se cila ishte axhenda e tyre, ai u përgjigj se do të diskutonin luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Trump dhe Zelensky do të takohen në margjinat e samitit të NATO-s
Volodymyr Zelensky do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë, tha zëdhënësi i presidentit ukrainas.

I pyetur më parë nga gazetarët për axhendën e tyre, presidenti i SHBA-së tha se do të diskutonin luftën midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se kishte folur “shumë” me Presidentin rus Vladimir Putin dhe se Putini i ishte ofruar ta ndihmonte të zgjidhte konfliktin midis Izraelit dhe Iranit: “I thashë: jo, nuk kam nevojë për ndihmë për Iranin. Kam nevojë për ndihmë për Rusinë, në rregull?”

Përshtati në Shqip S