Kujtoni se na kanë mësuar gjithmonë se ka shtatë kontinente. Azia –Afrika –Evropa –Amerika e Veriut – Amerika e Jugut – Australia (ose Oqeania) –Antarktida Kështu funksionon bota – të paktën kështu mendonim.

Po sikur t’ju themi se sapo kemi humbur një kontinent dhe tani kanë mbetur vetëm gjashtë? Epo, do të ishte thuajse një “kaos”, gjithçka që kemi mësuar do të ndryshonte nga një ditë në tjetrën… dhe pikërisht këtë ka treguar një studim i fundit me kërkime të reja: ndoshta mënyra se si i shohim kontinentet është e vjetruar.

Një mënyrë e re për të parë hartat tona dhe për të konceptuar kontinentet e Tokës

Një studim i fundit nga Gondwana Research po përmbys mënyrën si i përcaktojmë kontinentet. Sipas tyre, rregullat që kemi përdorur deri tani janë pak të vjetruara, sidomos kur merret parasysh aktiviteti tektonik dhe strukturat gjeologjike reale. Pra, çfarë propozojnë këta studiues? Teoria e tyre e re bazohet në një rishqyrtim të pllakës tektonike të Atlantikut të Veriut.

Me fjalë të tjera, fokusi i kërkimit është rajoni midis Amerikës së Veriut dhe Europës – dy kontinente që, sipas teorisë tradicionale, ndahen nga Oqeani Atlantik. Me kalimin e kohës, këto dy masa tokësore supozohet të jenë ndarë nga shpërthimi i kreshtës mes-atlantike, një çarje nënujore që ka krijuar formacione si Islanda. Por disa e kundërshtojnë këtë.

Sipas studiuesve, ndarja nuk ka ndodhur ashtu siç mendohej – të paktën jo plotësisht. Sipas tyre, pllakat tektonike euroaziatike dhe ajo e Amerikës së Veriut janë ende të lidhura, edhe pse po largohen ngadalë nga njëra-tjetra. Dhe Islanda? Nuk është thjesht një ishull vullkanik. Ajo mund të jetë ura që i mban ende të bashkuara të dyja pjesët.

“Pllakat tektonike të Amerikës së Veriut dhe Europës nuk janë ndarë plotësisht, siç besohet zakonisht se ndodhi 52 milionë vjet më parë,” – tha Dr. Jordan Phethean nga Universiteti i Derby-t.

Struktura që lidh kontinentin e humbur dhe si lidhet me hartat moderne

Epo, nëse Europa dhe Amerika e Veriut janë ende të lidhura gjeologjikisht, atëherë ndoshta nuk duhet të klasifikohen si dy kontinente të ndara, apo jo? Në këtë rast, “kontinenti i humbur” do të ishte Europa, e cila tani mund të riklasifikohet si pjesë e një supermasë tokësore bashkë me Amerikën e Veriut.

Për ta mbështetur këtë ide, ekipi kërkimor ka identifikuar një strukturë nënujore të quajtur Kreshta Groenlandë-Islandë-Faroe (GIFR), që lidh Groenlandën, Islandën dhe Ishujt Faroe. Kjo ngritje oqeanike përmban fragmentë të kores kontinentale të të dyja palëve, amerikane dhe europiane, duke treguar për një lidhje të lashtë dhe të vazhdueshme gjeologjike.

Dr. Jordan Phethean shpjegon:

“Është e diskutueshme të thuhet se GIFR përmban sasi të mëdha të kores kontinentale, dhe se pllakat tektonike europiane dhe të Amerikës së Veriut mund të mos jenë ndarë zyrtarisht ende.

Dhe pjesa interesante është se kjo mund të mos jetë një rast i izoluar. Studiuesit kanë gjetur gjithashtu gjurmë të një mini-kontinenti të fshehur mes Kanadasë dhe Groenlandës – një tjetër provë se kora e Tokës vazhdon të lëvizë dhe të rimodelohet, edhe sot.

Çfarë do të thotë ky “kontinent i humbur” për të ardhmen?

Sinqerisht, kjo është një çështje shumë e madhe. E ngatërron gjithçka: që nga mënyra se si i vizatojmë hartat tona deri te mënyra se si u mësojmë fëmijëve për botën. Nëse kjo teori konfirmohet, tekstet shkollore të gjeografisë mund të kenë nevojë për një rishkrim të thellë.

Dhe përtej teorisë, kuptimi i lidhjes mes Amerikës së Veriut dhe Europës mund të ndihmojë në parashikimin e tërmeteve, në zbulimin e burimeve të fshehura, apo edhe në kuptimin e arsyes pse toka po çahet në disa vende.

Marre nga ECONews

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re