Një 56-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë këtë të mërkurë nga vëllai i saj.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në ishullin e Kretës në Chania.
Siç raportojnë mediat greke, dyshohet se 56-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Viktima është nënë e tre fëmijëve. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.