Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Alain Berset nënshkruan në Strasburg një marrëveshje për krijimin e një gjykate speciale që do të ketë mandatin për të ndjekur penalisht zyrtarët e lartë rusë, përfshirë një çështje të mundshme kundër Vladimir Putin, për krimin e agresionit – pra nisjen e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Zelensky tha se ata duhet të tregojnë qartë se agresioni çon në ndëshkim.

“Çdo kriminel lufte, përfshirë Rusinë, duhet ta dijë se drejtësia do të vijë.” Nga ana tjetër, Berset theksoi se Ligji Ndërkombëtar duhet të zbatohet për të gjithë.

“Pa përjashtime dhe standarde të dyfishta“, dhe njoftoi përfshirjen e sa më shumë vendeve të jetë e mundur në menaxhimin dhe mbështetjen e gjykatës.

Marrëveshja pasoi nënshkrimin e mbështetjes politike për themelimin e gjykatës në maj, në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Lviv. Tribunali pritet të fillojë operacionet vitin e ardhshëm, por vendndodhja e selisë së tij nuk është vendosur ende.

Me këtë akt, Këshilli i Evropës mbush boshllëkun ligjor që ekziston sepse Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht krimet e agresionit – ajo merret me krime të tjera lufte. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko