Skip to content

Shkodër /Starton operacioni ndërkombëtar “LIQENI 2025” për sigurinë në zonat kufitare dhe ujore

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Njësinë “DELTA”, Policinë Kufitare të Malit të Zi, FRONTEX dhe Administratën e Parkut të Liqenit të Shkodrës, ka nisur zbatimin e planit operacional LIQENI 2025”, me qëllim forcimin e kontrollit në liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe kufirin tokësor me Malin e Zi.

Operacioni synon parandalimin e trafikut të paligjshëm, rritjen e sigurisë për turistët, kontrollin e mjeteve lundruese, si dhe goditjen e veprimtarive kriminale mjedisore e narkotike.

Kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror.

Policia fton qytetarët të raportojnë çdo veprimtari të dyshimtë në numrin falas 112.