Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth 4 orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e lënë atë në qeli.
Meta ishte i pranishëm personalisht në sallën e gjyqit, ndërsa avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë. Megjithatë, trupa gjykuese vendosi të refuzojë kërkesën e mbrojtjes dhe të lërë në fuqi masën ekzistuese të sigurisë.
Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria e Posaçme (SPAK) për çështje që lidhen me korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm, për të cilat Meta është nën hetim.