Në një intervistë në FaxNews, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me sulmet ndaj tre centraleve bërthamore në Iran dhe ndikimin e tyre në tensionet rajonale.
Kamberi vuri në dukje se deklarata e fortë e presidentit Trump, i cili kërkoi dorëzimin e Khameneit brenda 12 ditësh, ishte një sinjal i qartë për përshkallëzimin e konflikteve.
“Sulmet izraelo-iraniane nuk janë të papritura”, tha Kamberi, duke theksuar se veprimet e Trump-ut, i njohur për natyrën e tij të paparashikueshme dhe stilin individual, tregojnë një drejtim të qartë politik që synonte goditjen e impianteve bërthamore iraniane.
Sipas tij, bombardimet ishin një akt lufte i drejtpërdrejtë, por që njëkohësisht “kënaqën” edhe Izraelin dhe opinionin publik europian.
Eksperti shtoi se imazhet satelitore dhe deklaratat nga palët e përfshira ishin kyç për të kuptuar dinamikën e këtij konflikti dhe për paqen në rajon.