Në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.

Këto informacione po përdoren për:

•    Parandalimin e përhapjes së flakëve,
•    Reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore në zonat me risk të lartë,
•    Sinjalizimin e agjencive ligjzbatuese në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara të qëllimshme.

Përmes këtij monitorimi të avancuar, Forca Ajrore po kontribuon në mënyrë vendimtare për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko