Prokurori: E njihni Enver Shabën?
Ndoja: Po e njoh, ka një objekt në Shkëmbim e Kavajës. Kam shkuar disa herë, në rrethrrotullime kam bërë lëvizje mashtrruse vetëm për shkak të vetingut pasi mendoja se nga ndikimi i personave me pushtet të vijnë pas.
Pas ngjarjes jam takuar me personat që ndodheshin në mjet dhe me familjarët e tyre. Kam menduar që cfare të keqe i kam bërë dikujt që i kam nxjerrë babin nga burgu. Dikush na ka futur në ngatërresë, është pastruar një territor në Durrës.
Prokurori: Jeni takuar pas ngjarjes me Lahon dhe Malokun?
Jam takuar me Malokun kam marrdhënie të mirë.
Gjatë muajit maj të 2020 e keni takuar Plaurent Devishajn?
Një herë e kam takuar por skemi asnjë pikë që lidhemi bashk.
Keni ndonjë interes pasuror që në zonën e Gjirit të Lalëzit?
Jo nuk kam.
A e njihni Halit Valterin?
E njoh si figurë publike, e kam parë në tv ka nxjerrë një video ku dyshohen se janë autorët e ngjarjes.