Skip to content

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

ndoja

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka vijuar dëshminë e tij në procesin gjyqësor për atentatin ndaj tij në vitin 2019, duke mohuar çdo lidhje me personat e përfshirë në ngjarje dhe duke hedhur dritë mbi raportet e tij me emra të ndryshëm të përmendur gjatë hetimeve.

Në deklaratën e dhënë para trupës gjykuese, Ndoja u shpreh: “Me Pëllumb Muharremin nuk jam takuar më. Me Genc Malokun kam një raport normal, më është zhdukur djali në makinë me mua – është një dhimbje njerëzore. Me Dorian Shabën nuk kam pasur kurrë komunikim, asnjë kontakt për ngjarjen. Nuk kam asnjë interes pasuror në Gjirin e Lalzit.”

“Madje e përshëndeta edhe sot. Ka publikuar një video në Kuvend, ku sipas tij janë autorët e atentatit ndaj meje. Nuk e di a janë vërtet ata, nuk kam dijeni. Kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes që është i pandehur në këtë proces. I thashë: ‘A është e vërtetë kjo? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Ke një djalë – merre dhe çoje jashtë Shqipërisë. Nëse është i lidhur me atë tjetrin, është thjesht ushtar.’”

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnese ka lidhje me ate eshte ushtar replika nga plarent dervishaj gjate deshmise se ish prokurorit ndoj mu drejto me emer mua%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNë këtë moment, ka ndërhyrë nga salla i pandehuri Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”