Mesditën e kësaj të premteje në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e një 64-vjeçareje.
Si pasojë e shpërthimit është lënduar e zonja e shtëpisë, ndërsa është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.