Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Bëhet me dije se dyshohet se turisti është në moshë të madhe dhe se ai ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në det.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.