Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç, dhe V. T., 66 vjeç, pas një kallëzimi për kryerje marrëdhënie seksuale me një shtetase 38-vjeçe, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur. Po ashtu, 61-vjeçari dyshohet për shfrytëzim në prostitucion të të njëjtës shtetase. Hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të ngjarjes.

Në Komisariatin Nr. 2 janë referuar në Prokurori rastet e shtetasve E. N., 34 vjeç, i cili dyshohet për tentativë largimi pa paguar nga një subjekt, si dhe B. R., 33 vjeç, i cili dyshohet për dhunë fizike gjatë një konflikti në lokal.

Komisariati Nr. 3 ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj J. P., 35 vjeç, për goditje me grusht ndaj një 29-vjeçari.

Në Komisariatin Nr. 4, janë referuar raste të ndryshme, përfshirë E. B., 74 vjeçe, për keqtrajtim ndaj mbesës së mitur (dokumentuar me video në rrjetet sociale), si dhe raste për goditje, kanosje dhe konflikt mes shtetasve të tjerë.

Komisariati Nr. 6 ka shpallur në kërkim shtetasen E. D., 30 vjeçe, pas kallëzimit të bashkëshortit për marrje pa të drejtë të fëmijës së tyre gjatë procesit të ndarjes së martesës. Po punohet për kapjen dhe zbardhjen e rrethanave.

Komisariati Nr. 7 referoi në Prokurori rastin e një konflikti mes shtetaseve M. Z., 31 vjeçe, dhe D. Ç., 36 vjeçe.

Nga Komisariati i Krujës u referua për procedim penal në gjendje të lirë R. P., 19 vjeç, i përfshirë në një aksident rrugor me dëmtime të tij dhe pasagjerit.

Në kuadër të sigurisë rrugore, u arrestuan shtetaset B. K., 35 vjeçe, për drejtim automjeti në gjendje të dehur, dhe E. K., 19 vjeçe, për drejtim pa leje.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë kallëzuar disa raste për kanosje, vjedhje të kredencialeve në rrjetet sociale dhe mashtrime, për të cilat po vijon puna për identifikimin e autorëve dhe ndjekjen penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko