Kjo specie e veçantë e kandilit të detit ka tentakula më shumë se 30 metra të gjata.

Një meduzë gjigante me tentakula më shumë se 100 metra të gjata është gjetur në një plazh të Portlandit, duke i bërë autoritetet të paralajmërojnë plazhistët.

Meduza, e cila është gati 5 metra e gjerë, u pa në ujërat e plazhit Willard në Portlandin Jugor, thanë zyrtarët në Facebook. “Mos e prekni! Të pickon”, paralajmëruan, duke postuar një foto të meduzës.

“Shikojeni. Është shumë interesante për t’u parë dhe e bukur. Nëse shihni një të dalë në ujë, telefononi një roje plazhi i cili do ta ndihmojë të kthehet në det me një lopatë”, thuhej në njoftim.

Sipas New York Post, meduza quhet meduza me krifë luani (Cyanea capillata) dhe zakonisht gjendet në ujëra më të ftohta, nga Arktiku në Oqeanin Paqësor, përgjatë brigjeve të Alaskës dhe Uashingtonit. Kjo specie ka deri në 1,200 tentakula të ndara në tetë grupe.

Foto: Un'enorme medusa è stata ritrovata su una spiaggia degli Stati Uniti, le autorità avvertono: "Non toccatela"

“Të dhëmb shumë ”, tha për WMTW Dr. Jerome Piniti, një shkencëtar në Institutin e Kërkimeve të Gjirit të Maine në Portland, rreth pickimit të kësaj specie të veçantë të kandil deti. Ai shtoi, “Ato në përgjithësi nuk janë të rrezikshme nëse nuk jeni alergjik. Nëse ju pickojnë, duhet të përpiqeni t’i hiqni tentakulat me rërë ose ujë deti.”

Simptoma të tjera mund të përfshijnë acarim të lëkurës, djegie, ënjtje dhe në raste më të rënda, të përziera, konfuzion, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje muskujsh dhe madje edhe ndërlikime në zemër, sipas raportit.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re