Shumë nga shikuesit e kanë konfirmuar se truku funksionon…
Vala e nxehtësisë po përfshin të gjitha vendet, që do të thotë se edhe makina juaj shpejt mbinxehet. Sipas Hannah Fry (fryrsquared), ekziston një truk i thjeshtë për ta ftohur makinën tuaj shpejt. “Ky është truku që vazhdoj ta përdor”-tha Fry, profesoreshë matematike në Universitetin e Kembrixhit, në një video në rrjete sociale. “Hapni një nga dritaret e pasme të makinës suaj. Pastaj, në anën e kundërt, hapni dhe mbyllni me shpejtësi derën e përparme.
Për shembull, nëse e ulni dritaren pas sediljes së shoferit, hapni dhe mbylleni shpejt derën e përparme të pasagjerit disa herë. Ideja është të krijoni rrjedhë ajri: lëvizja e derës e detyron ajrin e ndenjur të dalë jashtë dhe tërheq ajër të freskët brenda.”
Shumë nga shikuesit e kanë konfirmuar se truku funksionon. Ndërkaq, me shfaqjen e valëve të të nxehtit, shumë shtëpi e kthejnë kondicionerin në aleatin e tyre më të mirë. Por përdorimi i gabuar i tij mund të kushtojë shtrenjtë, dhe jo vetëm në faturë. Një eksperte nga një kompani e pajisjeve shtëpiake ka zbuluar në një video në TikTok dy gabimet më të shpeshta që bëjnë përdoruesit gjatë verës, dhe që rrisin konsumin e energjisë pa e kuptuar.
Gabimi i parë është po aq i zakonshëm sa edhe joefikas; ndezja e kondicionerit me një dritare të hapur. Është si të përpiqesh të mbushësh një pishinë me rubinetin hapur. Rezultati është që sistemi punon më shumë, ftoh më pak dhe shpenzimi rritet. Gabimi i dytë, megjithëse më pak i dukshëm, është po aq i rëndësishëm. Është e zakonshme të instalosh një kondicioner me më pak fuqi të nevojshme, por ekspertja thotë se kjo është totalisht e gabuar.
