Skip to content

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Një aksident u regjistrua këtë të shtunë në Lungomare të Vlorës, ku një automjet u përplas me një motor.

Si pasojë, motoçiklisti u plagos dhe u transportua në spital me dëmtime në këmbë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar për të dhënë dëshminë.

Për pak minuta, trafiku në zonë u vështirësua. Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat turistike me fluks të lartë.