Skip to content

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

534654 1024x704 1

Një 67-vjeçar nga Elbasani humbi jetën në shezlong, vonon ndihma mjekësore duke sjellë kështu fundin e hidhur pas një infrakti

Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur, duke tronditur të pranishmit. Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej në shezlong kur pësoi një ndalesë të menjëhershme kardiake.

Sipas dëshmitarëve okularë, Muça ndjeu shqetësim të menjëhershëm shëndetësor dhe humbi ndjenjat ndërsa pushonte. Personat përreth reaguan me shpejtësi, duke u përpjekur t’i ofrojnë ndihmën e parë dhe duke njoftuar urgjencën mjekësore.

Ekipi shëndetësor i qendrës së Divjakës mbërriti me vonesë dhe ndërhyri për ta reanimuar, por fatkeqësisht përpjekjet e mjekëve nuk dhanë rezultat. Burime zyrtare konfirmuan se 67-vjeçari kishte pësuar një infarkt akut të miokardit.

Trupi i pajetë u transportua më pas për në morg, ndërsa autoritetet janë vënë në lëvizje për të njoftuar familjarët dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Burimi

https://boldnews.al/…/smori-ndihme-mjekesore…/