Sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (AKMC), gjatë ditës së sotme janë regjistruar 20 vatra zjarri në disa bashki të vendit. Të gjitha vatrat janë shuar me sukses, falë angazhimit të vazhdueshëm të forcave zjarrfikëse dhe strukturave operacionale në terren.
Zjarret janë regjistruar në këto zona:
-
Kosmaç, Bushat – Vau Dejës
-
Vilë-Ballaj, Gosë – Rrogozhinë
-
Frakull – Fier
-
Kaç – Vau Dejës (dy herë)
-
Lagjja nr. 2 – Rrogozhinë
-
Katund i Ri – Durrës
-
Gegë – Kuçovë (dy herë)
-
Gjorgos, Cakran – Fier
-
“Kuzum Baba” – Vlorë
-
Gruemirë – Malësi e Madhe
-
Nënshatë, Hajmel – Vau Dejës
-
Zagorë, Shkrel – Malësi e Madhe
-
Pojan, Topjë – Fier
-
Hoshtimë, Qendër – Vlorë
-
Gjorm, Mamurras – Kurbin
-
Novoselë – Vlorë
-
SMT – Lezhë
Për përballimin e kësaj situate, janë angazhuar:
Operacionet janë zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe temperature të larta, por falë bashkëpunimit ndërinstitucional është arritur neutralizimi i të gjitha vatrave pa raportime për dëme në njerëz apo banesa.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bën me dije se po ndjek në kohë reale situatën dhe mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar ndërhyrje të menjëhershme në çdo rast të ri zjarri në territorin e vendit.
