Skip to content

6 ditë pa shkuar në shtëpi, zhduket adoleshentja në Tiranë

1742484421 policiaetiranes 1 1 1

Një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer prej 6 ditësh në Tiranë. Ka qenë babai i vajzës që ka denoncuar humbjen e të miturës.

Ngjarja ka ndodhur prej datës 26 qershor, por denoncimi është bërë orët e fundit.

“Ditën e djeshme (30 qershor) kallëzoi Sh. D, se më datë 26 qershor është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit.