Gjuetari profesionist i gjarpërinjve Mark Pelley kishte vetëm një shans për ta kapur atë.

Pasagjerët në një fluturim të Virgin Australia nga Melbourne për në Brisbane, Australi, u vonuan dy orë nga një gjarpër i paftuar.

Zvarraniku u gjet në ndarjen e bagazheve të fluturimit VA337 pak para nisjes. Ekuipazhi i kabinës e vuri re zvarranikun dhe e mbylli shpejt derën e ndarjes së bagazheve, duke kërkuar ndihmë.

Gjuetari profesionist i gjarpërinjve Mark Pelley, i njohur si “Gjuetari i Gjarpërinjve”, u thirr më pas për t’u marrë me ndërhyrësin, sipas  Daily Mail. “Mora një telefonatë nga Virgin Australia. Ata thanë: ‘Ka një gjarpër në aeroplan, a mund të vini tani?’ dhe unë shkova menjëherë,” tha Pelley.

Ai tha se ju desh rreth gjysmë ore për të shkuar në aeroport, por siguria shkaktoi vonesa të mëtejshme. “Më duheshin rreth 30 minuta për të shkuar në aeroport, dhe pastaj siguria mori edhe 15 minuta të tjera për të më kaluar,” tha ai.

Pelley tha se kishte vetëm një shans për të kapur gjarprin sepse ishte mjaft i vogël për t’u zhdukur brenda aeroplanit. “Nëse nuk do ta kisha kapur herën e parë, mund të kishte ikur pas paneleve dhe të kishte hyrë në aeroplan. Kështu që më duhej të nxitoja dhe ta kapja shpejt,” tha ai.

Pelley-t i duheshin 30 sekonda për të kapur gjarprin, i cili u gjet se nuk ishte helmues. “Dikush ndoshta e futi aksidentalisht në bagazhin e tij dhe doli jashtë,” tha ai.

“Këto gjëra mund të ndodhin në çdo kohë, kudo në Australi. Në asnjë moment pasagjerët nuk u vunë në rrezik,” tha ai.

Gjarpri do t’u dorëzohet autoriteteve të ruajtjes së natyrës dhe pritet të lirohet në natyrë në Queensland.

Përshtati në Shqip S

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re