Skip to content

Avionë nuk ka! Çunat e Kukësit kthejnë pistën e aeroportit në hapësirë garash dhe xhirimi gomash

img 3184 1 1140x570 1

Një video e bërë shumë virale në internet tregon disa makina të cilat e kanë kthyer pistën e Aeroportit të Kukësit në pistë për gara dhe xhirim gomash.

Të rinjtë e Kukësit duket se kanë shfrytëzuar mospunimin e aeroportit të Kukësit, për të shfryrë adrenalinën e tyre.

Makinat shihen teksa shkojnë në fund të pistës, madje në një moment njëri prej shoferëve xhirron gomat deri sa nxjerrin tym.

Më pas drejtuesit e automjeteve kthehen mbrapsht dhe provojnë se cila nga makinat e tyre ec më shpejt.

Me sa duket, pista ka gjetur një funksion, pasi funksioni i parë si pistë për avionët, duket se ka dështuar.