Situata e zjarreve në vend vijon të jetë alarmante për shkak të temperaturave të larta dhe përhapjes së flakëve në disa zona të pyllëzuara dhe vendgrumbullime mbetjesh urbane.
Sipas njoftimit nga drejtuesi i MZSH Elbasan, është shfaqur një vatër e re zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Elbasan. Për shkak të temperaturave të larta, zjarri është shumë aktiv dhe përhapet me shpejtësi. Në këto kushte, është kërkuar ndërhyrje urgjente me forca shtesë, përfshirë edhe mbështetje nga ushtria.
Aktualisht në këtë vatër po punojnë forcat e MZSH nga Elbasani, Peqini dhe Kamza, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë dhe prefekturat fqinje, pasi flakët kanë depërtuar në thellësi dhe janë të vështira për t’u kontrolluar. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse janë të ndara për të përballuar edhe vatrën tjetër të zjarrit në zonën e Bradasheshit, duke e bërë menaxhimin e situatës edhe më të vështirë.
Në këtë fazë, për shkak të përmasave që po merr zjarri, kërkohet mbështetje shtesë me një mjet të dytë nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, një tjetër vatër aktive është në territorin e Bashkisë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha. Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse në këtë zonë është aktualisht e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Një tjetër vatër është evidentuar nga MZSH e Bashkisë Himarë në fshatin Bolen, Njësia Administrative Horë Vranisht. Në vendngjarje është nisur një mjet me tre efektivë zjarrfikës, ndërsa situata po monitorohet në vijimësi.
Autoritetet mbeten në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e forcave në terren dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në këto ditë me rrezik të lartë zjarresh.